Aksident i trefishtë në Fier, raportohet për tre të plagosur (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Fierit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre qytetarë.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Fierit në afërsi të urës Mbrostar.

Në aksident janë përfshirë 3 makina, një kamion, një automjet tip “Fiat” dhe një Benz.

Nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.05.2022 17:05