Listeria shënon viktimën e pestë në Maqedoni
Pëlqej
Listeria ka shkaktuar viktimën e pestë në Maqedoni.

Një 46-vjeçar ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e sëmundjeve infektive, nga ky bakter.

46-vjeçari ishte nga Negotina, dhe u shtrua në klinikë me 3 gusht me një fotografi të qartë të sëmundjes së gastroenterokolitit akut.

Kompania "Ekstra Mein" nga Kumanova u vu nën shënjestër nga autoritetet vendore të cilat bllokuan produktet e saj, për shkak të dyshimit për praninë e bakteres në prodhimet e saj.

Por kompania ka përgënjeshtuar se në produktet e saj ka elementë të listerias. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori