Listat zgjedhore, VMRO-DPMNE kërkon mbledhjen e KSHZ-së
VMRO-DPMNE ka kërkuar sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) caktimin e një seance, në të cilën të shqyrtohet çështja e pastrimit të Listës së Zgjedhësve.

Propozimi është bërë nga anëtarët e VMRO-DPMNE-së në KSHZ, të cilët një ditë më parë reaguan për pretendimet e opozitës maqedonase për “pengimin e pastrimit të regjistrit të votuesve”, bën të ditur "Zhurnal".

Për të mohuar këto akuza, VMRO-DPMNE ka kërkuar me forcë sot një seancë të re, me të vetmen pikë të rendit të ditës - listën e zgjedhësve./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori