Lista zgjedhore dhe mediat tema kryesore e bisedimeve
Vazhdojnë bisedimet midis përfaqësuesve të partive politike në rezidencën e BE-së. Pastrimi i Listës Zgjedhore dhe mediat janë temat kryesore rreth së cilave dje kanë diskutuar Radmila Shekerinska nga LSDM, Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE, Artan Grubi nga BDI dhe Imer Aliu nga PDSH-ja përmes ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-ve, Aivo Orav dhe Xhes Bejli.

Për LSDM-në është me rëndësi që fillimisht të plotësohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve dhe pastaj të flitet për datën e mbajtjes së tyre. Për opozitën në raport me mediet është e pranueshme zgjidhja që e ofroi ndërmjetësuesi belg Piter Vanhoute, përderisa kur jemi te Lista Zgjedhore, procesi duhet kthyer mbrapa në tërësi.

Sipas informacioneve jo zyrtare, edhe pse VMRO-DPMNE qëndronte fuqishëm në atë se pastrimi i Listës Zgjedhore është kryer, dhe mediet do të rregullohen me vet rregullim, megjithatë lëshon pe nga këto dy pozicione.

Për momentin nuk ka informacione nëse në këto takime është diskutuar edhe për formimin e qeverisë së zgjeruar ku do të futeshin të gjitha partitë parlamentare. Ashtu si japin informacione pjesëmarrësit në proces, të mëdha janë shanset që deri në fund të javës të mbahet edhe një takim liderësh. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori