LISBA: Policia e Kosovës po persekuton myslimanët
Pëlqej
Kryetari i LISBA-s, Fuad Ramiqi u arrestua gjatë orëve të para të ditës së sotme, ndërsa para vetëm pak çastesh policia e ka shoqëruar drejt shtëpisë së tij, ku në praninë e Ramiqit, forcat e rendit kanë nisur tia bastisin shtëpinë.

Partia që drejton Ramiqi ka reaguar menjëherë pas kësaj ngjarje, duke thënë se policia në Kosovë po i persekuton myslimanët.

“Sot policia e Hashim Thaçit ka marrë aksion për arrestimin e imamëve të njohur dhe Fuad Ramiqit. LISBA është duke i ndjekur me vëmendje këto zhvillime, këto arrestime janë kryekëput politike dhe të arrestuarit nuk janë assesi të involvuar në akuzat që ju bëhen”, thuhet në reagimin e LISBA-s.

Kjo parti vlerëson se me imamët dhe me Ramiqin po bëhet lojë politike. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori