Lirohet nga detyra Drejtori i "Idrizovës"
Drejtori i burgut të "Idrizovës", Toni Jakimovski është shkarkuar nga funksioni. Sipas Jakimovskit, arsyeja për ndërrimin është se i ka kaluar mandati prej 6 muajsh, pasi kaq ka qënë edhe afati i paravendosur, raporton Zhurnal.

Ai mohon se shkarkimi është i lidhur me akuzat e LSDM-së se ka qenë i përzier në aksionin e kryer para disa ditësh me kodin "Detonator" në "Kamenicën maqedonase", ku u gjetën pajisje jo të ligjshme.

Të drejtën për emërimin dhe shkarkimin e Drejtorit të burgut "Idrizova" e ka Qeveria qëndrore e Maqedonisë./albeu.com/
Shtuar më 11/04/2012, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori