I shërbeu për 39 vite qytetarëve, ndahet nga jeta mjeku i njohur

Është ndarë nga jeta mjeku endokrinolog Prof. Thanas Fureraj.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet një postimi në Facebook.

Prof. Thanas Fureraj i shërbeu me përkushtim e profesionalizëm të lartë për 39 vite me radhë qytetarëve të shumtë që janë trajtuar në shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.

/albeu.com/


Shtuar 18.01.2023 21:34