Liritë themelore, Beneluksi i "tërheq veshin" Maqedonisë
Pëlqej
Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu shprehen të shqetësuara për ngecjen në pjesën e dialogut politik, mbizotërimin e të drejtave dhe lirive themeloreMaqedoni, thuhet në kumtesën e përbashkët e delegacionit nga Beneluksi.

Delegacioni i përbërë nga përfaqësues të ministrive të punëve të jashtme të Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut si dhe ambasadorët e Holandës dhe Belgjikës në Maqedoni nga data 9 deri më 12 shtator janë takuar me përfaqësuesit e partive politike, institucioneve publike, njerëz nga sektori civil dhe nga komuniteti i biznesit.

"Jemi të shqetësuar për shkak të krizës së thelluar politike dhe parlamentare. Misioni ynë dërgon porosinë se faktorët relevant në shtet duhet të vendojnë interesat nacionale në vend të parë. Vendet e Beneluksit përshëndetin përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësorë, megjithatë pavarësia dhe paanshmëria e gjykatës edhe më tej të jenë në nivel shqetësues", thuhet në deklaratë, raporton portali Shkupi.

Në komunikatë theksohet rëndësia për transparencë dhe joselektivitet në gjyqësi, ndërsa liria e mediumeve paraqet vlerë të rëndësishme evropiane.

"Për këtë shkak, na vjen keq për atë që janë ndërprerë bisedimet mes Qeverisë dhe mediumeve dhe inkurajojmë Qeverinë të kyçet në dialogun konstruktiv me shoqatën e gazetarëve. Inkurajojmë qeverinë që në mënyrë aktive të përfshinë shoqërinë civile në formimin e ardhmërisë së vendit. Demokratizimi, mbizotërimi i drejtësisë, gjyqësia e pavarur dhe respektimi i të drejtave dhe lirive themelore, duke përfshirë këtu edhe komunitetin LGBT paraqesin vlera të rëndësishme evropiane dhe janë elemente kyçe nga plotësimi i kritereve të Kopenhagës", vijon kumtesa.

Vendet e Beneluksit, gjithashtu janë të shqetësuar edhe për tensionet ndëretnike, dhe inkurajojnë edhe Maqedoninë dhe Greqinë të bëjnë progres në çështjen e emrit. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori