U demaskua nga “Piranjat”, shpallet në kërkim pedofili

Policia e Devollit ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin Ardian Barollin, i cili u demaskua nga emisioni “Piranjat” si pedofil pasi i kërkoi marrëdhënie seksuale një të miture, vetëm 14 vjeçe. Blutë bëjnë me dije se ai akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”.

Barolli u shpall në kërkim vetëm pak ditë pas transmetimit të emisionit “Piranjat” në ABC.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll. Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pas transmetimit të pamjeve filmike të publikuara në emisionin “Piranjat” në ABC Neës Albania, si pasojë e të cilave dyshohet se 47-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj saj. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tij”, njofton policia.

 


Shtuar 14.05.2022 13:47