Liria e Medias në pikëpyetje
Liria e medieveMaqedoni kohët e fundit është vënë në diskutim dhe mbi të ngrihen pikëpyetje të mëdha. Që nga fillimi i vitit mediet në Maqedoni kanë rënë vazhdimisht dhe për këtë ka shprehur shqetësimin edhe organizata "Reporterët pa Kufij".

Reporterët pa kufij përmes një komunikatë për mediat deklarojnë ngjarjet e fundit në Maqedoni (mbyllja e medieve) kanë shkaktuar një rrëmujë ne botën e medieve.

"Mbyllja e tri të përditshmeve kombëtare, tërheqja e licensës së pronësisë për njërin nga televizionet private dhe ndryshimet në Këshillin e Radiodifuzionit, që lehtësojnë kontrollin e qeverisë, kanë shkaktuar një rrëmujë në botën e mediave, çfarë nuk është një shenjë e mirë për lirinë e shprehjes", thuhet në deklaratën e kësaj organizate. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2011, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori