Liria e medias, Maqedonia e fundit në Ballkan
Ligjet e reja restriktive dhe presionet ndaj gazetarëve kanë kontribuar në rënien drastike të lirisë së shtypit gjatë vitit 2014 duke e sjellë Maqedoninë nivelet më të ulëta në Ballkan gjatë 10 viteve të fundit. Kështu shprehet organizata "Freedom House" në raportin e publikuar sot për lirinë e medias.

raport vendet fitojnë pikë për gjendjen e mediave nga 0 për vendet me liri më të madhe dhe maksimumi 100 për vendet me më pak liri për mediat.

Maqedonia ka rënë për 10 pikë në 10 vitet e fundit duke qënë e fundit në rënditje përsa i përket Ballkanit", thuhet në raport.

"Disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë trendin shqetësues për thyerje të lirive të mediave gjatë vitit 2014. Gjendja e mediave shoqërohet me disa probleme të përbashkëta siç është shfrytëzimi i Ligjit për shpifje dhe fyerje nga politikanët dhe biznesmenët për të thyer qëndrimin kritik", thuhet mes të tjerash në raportin e "Freedom House". /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori