Lindshmëria tek shqiptarët, shumë më e lartë se tek maqedonasit
Pëlqej
Lindshmëria tek shqiptarët rezulton të jetë relativisht e lartë në krahasim me maqedonasit.

Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në tre muajt e parë të vitit vetëm në Komunën e Studeniçanit kanë lindur po aq fëmijë sa kanë lindur në disa qytete të Maqedonisë Lindore te marra se bashku.

Në tre muajt e parë të këtij viti, vetëm në Studençan të Shkupit, komunë e banuar kryesisht nga shqiptarët, kanë lindur 128 fëmijë, një numër i barabartë me numrin e fëmijëve që kanë lindur brenda në Qytetin e Shkupit.

Numri i fëmijëve që kanë lindur në Studençan tejkalon disa here numrin e fëmijëve që kanë lindur në disa qytete të banuara kryesisht nga maqedonasit.

Kështu, në Sveti Nikolë në tre muajt e parë të vitit kanë lindur 30 fëmijë, në Probishtip 27 fëmijë, Resnjë (37), Kavadar (83), Negotinë (41). /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori