Likovë, fillon punën hodrocentrali
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot realizoi një vizitë pune në komunën e Likovës, ku në një ceremoni rasti lëshoi në përdorim hidrocentralin e vogël në Lumin e Brezës.

Hidrocentrali është ndërtuar nga kompania ‘EMK Hidrocentralet e vogël’ nga Shkupi, me të cilën Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar gjithsej 18 marrëveshje për koncesionin e ujit për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla elektrike, në vlerë prej 20 milion euro.


“Në ndërtimin e këtyre 2 hidrocentraleve të vogla në komunën e Likovës do të investohen rreth 4,6 milionë euro. Aktivitetet ndërtimore në të cilat përfshihen rreth 70% të investimeve realizohen me kompanitë lokale të vendit, me ç’rast shënohet ringjallje e ekonomisë lokale. Gjithsesi, presim edhe punësime të reja si në fazën e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla ashtu edhe në fazën e mirëmbajtjes’, theksoi Saraçini.

Saraçini shoqërohej nga Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku dhe investitori në hidrocentralin e lumit të Brezës, austriaku Danilo Fras. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}