U mbajt tubimi përkujtimor i përvitshëm i 2 Majit në Sllupçan të Kumanovës. Në këtë tubim përkujtimor, morën pjesë familjet e dëshmorëve, përfaqësues politikë si dhe qytetarë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë.
Mes pjesëmarrësve ishte dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili para të pranishmëve u zotua se do të angazhohet për të përmbushur ëndrrën e dëshmorëve të konfliktit të armatosur të 2001. Ai më tej shtoi se Universiteti që është hapur në Kumanovë është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve.
Përveç Ali Ahmetit, masës së tubuar iu drejtuan edhe
kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Fazli Veliu,
kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku,
deputeti Abedin Zyberi, ish-
deputeti Fatmir Hasani dhe përfaqësues tjerë.
Pas manifestimit të pranishmit bënë homazh në varrezat e dëshmorëve.
2 Maji është festë që mbahet çdo vit në këtë zonë, pasi në këtë datë të vitit 2001, UÇK shpalli Likovën zonë të lirë dhe filloi lufta që u përfundua me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2011,
ora 21:00