Lika nga Tetova: Këto lëvizje e parti nuk do mbijetojnë pas 15 tetorit
Pëlqej
Tubimit në Tetovë i është drejtuar edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i obliguar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

“Është e vështirë të flasësh pas gjithë atyre cikleve zgjedhore që kemi kaluar bashkë, sepse vjen se përsëritemi me fjalë, por demokracia këtë e ka. Demokracia të jep mundësi më shumë dhe për tu takuar më shpesh e për ti identifiku problemet që na identifikojnë dhe për ti futur në rrugën e zgjidhjes. E nisa kështu fjalimin, duke përshkruar gjithë historikun që bëmë bashkë dhe duke kujtuar të gjitha ballafaqimet që kemi pas në rrugëtimin tonë, ku për ne nuk ishte e lehtë dhe besoj se edhe ju, të njëjtat vështirësi i keni kaluar.

Gjatë gjithë procesit ka pasur përpjekje të vazhdueshme për ta sfiduar BDI-në, mirëpo fatmirësisht nuk arritën ta mposhtin gjithë atë përpjekje që BDI e gërshetoi, e organizoi dhe e shfrytëzoi për të mirë e shqiptarëve. Kurorëzimet e njëpasnjëshme të fitoreve tona, e manifestuan në mënyrën më të mirë djersën tonë. Sot, pas 15 vitesh punë dhe përpjekje, jemi kujdesur që edhe më tej të dalim në këto gara me njerëz më të devotshëm që ka në gjirin e BDI.

Ky kujdes ishte edhe për listat e këshilltarëve. Jam krenar në rrugën që kemi ndjekur deri më sot dhe kam besim se edhe në rrugën që na pret, do të jemi krah për krah me të gjithë kryetarët e komunave dhe besoj në mbështetjen e fuqishme për zgjidhjen e problemeve me të cilët ballafaqohemi. Nuk kam dyshim unë, dhe kërkojë që dyshim të mos keni dhe ju dhe fatin tonë të mos lejojmë ta lëmë në duar të pasigurta.

Ashtu sikurse të më herët, edhe këto lëvizje e parti nuk do mbijetojnë pas 15 tetorit”, ka thënë Lika. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2017, ora 21:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori