Lika: Ligji i gjuhëve, do të ketë punësime të reja
Pëlqej
Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika thotë se pas miratimit të ligjit të gjuhëve duhet të ketë punësime pasi në listat e administratorëve nuk kanë numër të konsiderueshëm të personave të kualifikuar për përkthime dhe lekture, andaj dhe janë të detyruar që të kërkojnë kuadro që përmbushnin kriteret për zbatimin e ligjit.

"Mendoj që do të ketë nevojë sepse në administratën publike tani të punësuar ka pak persona me fakultete adekuate dhe shpresoj se këtë numër do ta plotësojmë nëpërmjet konkurseve publike. Ndërkohë që ne jemi në punë e sipër për të identifikuar të gjitha kuadrot që mund të japin kontribut dhe që mund të sistemohen në Agjencinë për implementimin e gjuhës. është një punë shumë voluminoze sepse është një administratë shumë e madhe, pra një administratë shteti". deklaroi Lika, njofton Alsat-M.

Por, zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski ditë më parë tha për televizionin Alsat-M se për zbatimin e ligjit për gjuhët nuk do të hapen vende të reja pune pasi për dy institucionet që dalin nga Ligji për gjuhët do shfrytëzohen vetëm administratorët aktual.

"Nuk do të ketë nevojë për punësime të reja pasi që siç kemi thënë edhe më herët, mendojmë se administrata publike ka mjaftë kapacitete dhe njerëz të cilët duhet të shfrytëzohen në mënyrë adekuate dhe të cilët kanë njohuri të mirë edhe të gjuhës shqipe por edhe të gjuhëve të tjera ku do të ketë nevojë. Kështu që ideja është që të shfrytëzohen kapacitetet poseduese", kishte thënë më herët zëdhënës i Qeverisë Mile Boshnjakovski. /albeu.com/


Shtuar më 17/01/2018, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori