Lihen pas dore të gjitha projektet për Kodrën e diellit
Teleferiku në Kodrën e Diellit, pritet të jetë gati muajin e ardhshëm.

Një zhvillim i tillë vjen pas sigurimit të lejeve nga Ministria e Transportit dhe e Ekologjisë për të kompletuar të gjithë projektin dhe përfundimin e punimeve të nisura tre vite më parë.

Kjo u bë e ditur nga drejtuesi i Nismës, “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” Hamdi Sulejmani pasi takimit me drejtorin e ri të ndërmarrjes “Elem Turs”, Nikolla Karovski.

Shpresojmë se nga janari do ketë zhvillim të ri rreth atij projekti për realizimin e tij, por ia lëmë kohës të shohim se çka konkretisht do bëjnë – tha Sinkron Hamdi Sulejmani. Drejtues i nismës.

Sipas Sulejmanit, Karovski për lënien pas dore të disa projekteve për zhvillimin e kësaj pike turistike, ka akuzuar dy menaxherët aktual të Kodrës së Diellit, Bekim Selmani dhe Stojan Todoroski. /albeu.com/


Shtuar më 17/12/2017, ora 17:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori