Kosovë/ Asnjë humbje jete, 23 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, Kosovë  ka publikuar ditën e sotme raportin 24 orësh me rastet e reja për Covid-19.

Sipas ministrisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë janë shëruar 18 persona.

Ndërsa numri i rasteve aktive është  509.

Njoftimi i plotë:

13 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.985 doza të vaksinës.

Deri më sot 821.211 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.687 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër        COVID-19.

Nga 880 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.142.

Në total numri i rasteve aktive është 509./albeu.com