Ligji për mediat / Dimovski: Shoqatat të sjellin propozimet e tyre
"Në 2-3 ditët në vazhdim, kërkojmë nga ASHAM, SHGM, Asociacion i mediave, Asociacioni i mediave lokale dhe regjionale dhe nga gjitha Shoqatat qytetare nga gjithë përfaqësues të sektorit civil që me shkrim të dorëzojnë propozime se çfarë duhet të ndryshohet apo përmirësohet në ligjet, apo komente për temat që deri tani u bënë pjesë e debatit publik lidhur me këtë sferë".

Keshtu ka thënë sot Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Ai ka nënvizuar se, partitë politike vetë ata, bashkë me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare nuk mjaftojnë në ndërtimin e një sistemi të shëndetshëm dhe përmbajtjesor si dhe recetës për zhvillimin e hapësirës mediale në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2015, ora 14:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori