Ky do të jetë kapiteni i ri i Arsenalit

Mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard do të shpallet së shpejti si kapiteni i ri i Topçinjve. Ky informacion raportohet nga Sport Bible.

Kujtojmë se pas largimit nga skuadra e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, Bukayo Saka u bë përkohësisht kapiten i Arsenalit. Megjithatë, trajneri Mikel Arteta ka vendosur të emërojë një kapiten të ri, i cili së shpejti do të jetë  Odegaard.

Topçinjtë përfunduan transferimin e tij në mënyrë të plotë vetëm verën e kaluar nga Real Madrid. /albeu.com/


Shtuar 11.07.2022 14:52