Ligji për gjuhët përfundon në Presidencë
Pëlqej
Kaluan 8 ditë nga miratimi i Ligjit për Gjuhët në Kuvend por Presidenti Ivanov edhe më tej refuzon që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare.

Kreu i ligjvënësit Talat Xhaferi kalkulon por nuk bën të ditur se a ka hapësira ligjore për shpalljen eventuale të Ligjit në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Presidentit. Një vendim i tillë u kritikua dhe u dënua ashpër nga VMRO-DPMNE-ja ende pa ndodhur. Sipas tyre, rast se Ligji do të shpallet në Gazetën Zyrtare pa firmën e Presidentit Ivanov, do të pasojnë padi penale për Kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin dhe Drejtorin e Gazetës Zyrtare.

"Talat Xhaferi edhe nëse e nënshkruan ligjin në vend të presidentit, ajo nuk do të jetë e ligjshme pasi që ai nuk mund ta zëvendësojë Presidentin Ivanov i cili denjësisht e kryen funksionin e tij presidencial. Për këtë arsye, drejtori i Gazetës Zyrtare nuk mund të lejojë të shpallet ky ligj. Kushtetuta duhet të respektohet. Pa nënshkrimin e dekretit nga ana e Presidentit të RM-së nuk ka ligj, ndërsa nëse dikush tenton që ta shkelë Kushtetutën, do të mbajë përgjegjësi penale" – deklaroi Orca Georgievski, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër LSDM-ja i rikujtoi VMRO-DPMNE-së se Ligji për përdorimin e gjuhëve ka qenë i pranueshëm për partinë e tyre, kur bisedohej për formimin e shumicës pas zgjedhjeve parlamentare të 2016-tës. Socialdemokratët gjithashtu i bëjnë thirrje Presidentit Ivanov që ta nënshkruaj dekretin e Ligjit që është përpiluar në suaza të Kushtetutës dhe që avancon të gjithë gjuhet e komuniteteve pakicë në vend.

“VMRO-DPMNE-ja me dyfytyrësi merr qëndrime rreth ligjit për gjuhët të cilin njëherë e ka pranuar. Askush nuk është mbi Kushtetutën. Ivanov është i obliguar që ta nënshkruaj dekretin. Ligji për përdorimin e gjuhëve është i bazuar në Kushtetutën dhe Amendamentin e 5-të, i miratuar në vitin 2001, dhe bën avancimin e të gjitha gjuhëve të bashkësive pakicë”, thanë nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Në vitin 1997, kishte ndodhur një precedencë, kur Ligji për flamujt u nënshkrua nga krye parlamentari i atëhershëm, Tito Petkovski në vend të kryetarit Kiro Gligorov i cili nuk pranoi që te hedh firmën e tij. Kohë më vonë Ligji u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetues me arsyetimin se është jo-kushtetues. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori