EMRI/ Qëlloi me armë ndaj fëmijëve në Shkodër, shpallet në kërkim 49-vjeçari

 

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Agron Mahmuti, pasi ditën e djeshme qëlloi drejt një grupi fëmijësh.

Ngjarja ndodhi në mjediset e jashte të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.

49-vjeçari i cili po lëvizte me biçikletë është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre./albeu.com