VMRO-DPMNE-ja nuk do t'i tërheqë
amandamentet e saj për Ligjin për përdorimin e
gjuhëve, edhe pas tentimeve që të kontestohen nga ana e qeverisë.
Kështu deklaroi Dafina
Stojanovska, anëtare e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, në emisionin "Akcent" në TVM.
Sipas saj, këtë të drejtë ua jep Rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta dhe mosnënshkrimi i Ligjit nga ana e kryetarit
Ivanov.
Stojanovska thotë se partia nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, por dëshirojnë që të ecin përpara edhe gjuhët tjera të bashkësive tjera. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2018,
ora 12:01