Grupi i Alibeajt përgatitet për “betejën” e vjeshtës: Po ju tregoj 4 prioritetet, mbrojnë interesin qytetar

Kreu i grupit Parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka treguar sot pikat se ku do të fokusohet aksioni opozitar.

Sipas Alibeajt fokusi kryesor i këtij aksioni do të jetë Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale.

Ai ka shtuar se dy grupe pune janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma dhe do të konkludojnë brenda muajit shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to.

“Për disa muaj Shqipëria do jetë përpara një tjetër përballje elektorale, në zgjedhjet vendore të 2023, që e bejnë prioritet mbi prioritetet përmbylljen sa më parë të dy reformave tashmë të propozuara nga Grupi Parlamentar i PD, Reformën Zgjedhore dhe Reformën Administrativo-Territoriale. Të dyja këto reforma janë thelbësore për mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe një ndarje administrative që i përputhet nevojës për shërbime ndaj qytetarëve, janë parakushte që pushteti i ri lokal të jetë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe në 4 vitet e ardhshme ti përgjigjet vetëm interesit të qytetarëve.

Edhe pse Reforma Zgjedhore dhe Reforma Administrativo-Territoriale janë prioritete të mbartura nga sesioni i shkuar parlamentar, ato do të vijojnë të mbeten prioritet absolut i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Të dy grupet e punës që janë ngritur brenda grupit parlamentar për këto dy reforma, do të konkludojnë brenda muajit Shtator me propozime konkrete, për të hapur më pas diskutimin publik dhe politik lidhur me to”, u shpreh Alibeaj.

Këto janë 4 prioritetet e grupit të PD, që u deklaruan ditën e sotme.

1. Reformen Antikorrupsion
2. Kërkesa për ne GJK për bordin e naftes
3. Paketa ekonomike-energjitike
4. Lista e 4 aferave/albeu.com/