Lideri më i dashur në Maqedoni, ja kush kryeson tek shqiptarët dhe maqedonasit

Instituti Republikan Ndërkombëtar i njohur si IRI ka bërë një anketë ku qytetarët janë pyetur për mbështetjen që ata do t’i japin kryetarëve të partive.

Rezultatet janë të përfaqësuara në tre shkallë, për tre muaj të ndryshëm: Nëntor 2016, Mars 2017 dhe Gusht 2017.

Zoran Zaev në anketën e fundit ka 16% të besimitqytetarëve, Nikolla Gruevski ka 11% të besimitqytetarëve, Ali Ahmeti ka 6% të besimitqytetarëve i ndjekur nga Gjorge Ivanov me 5% të besimitqytetarëve. Ziadin Sela ka pësuar rritje në këto tre muaj të caktuara, tani ai ka 4% të besimitqytetarëve kurse Bilall Kasami nga Lëvizja Besa ka 3% të besimitqytetarëve.

Interesante është ngjitja e Arben Taravarit në 2% të besimitqytetarëve dhe tejkalim të ish-kryetarit të tij, Menduh Thaçi i cili ka vetëm 1%.

Kjo anketë është bërë nga 4 deri në 21 gusht, me komunikim fizik që janë bërë nga profesionistë të përgatitur nga IRI. Janë përgjigjur 1105 qytetarë.
Shtuar më 19/09/2017, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori