“Mu shemb toka”, moderatori shqiptar rrëfen momentin e vështirë kur mësoi sëmundjen e tij (FOTO LAJM)

Moderatori Alaudin Hamiti ishte së fundmi i ftuar në emisionin në “Podcast Lifestyle” me Gonxhen, ku mes të tjerash ka folur për jetën e tij profesionale.

Ai u ndal te një periudhë shumë e vështirë në jetën e tij, konkretisht periudha kur u diagnostikua me diabet. Moderatori tha se e priti shumë rëndë këtë lajm, por filloi të kujdesej shumë për veten dhe shëndetin e tij.

“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë por kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet. Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha. Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër”, u shpreh Hamiti.