I duhen 4 litra oksigjen në ditë, gjendja e përkeqësuar shëndetësore e Boris Johnson

Boris Johnson mbrëmë u transferua në kujdes intensiv pasi gjendja e tij u përkeqësua, duke e detyruar atë që të delegojë përkohësisht përgjegjësitë e tij, ndërsa ai trajtohet nga mjekët.

Brenda pak castesh, Johnson, 55 vjeç, pësoi probleme me frymëmarrjen.

Zbulohet se atij në këtë stad i duhet 4 litra oksigjen për shkak të frymëmarrjes.

Pra tashmë Johnson po trajtohen me oksigjen dhe me ventilator teksa për shëndetin e tij janë interesuar qeveria që drejton. Mbretëresha Elizabeth ll apo edhe Presidenti Donald Trump i SHBA që u ka kërkuar kompanive të ilaçeve ta ndihmojnë.

Po ashtu edhe e fejuara shtatzënë e Johnson-it rezultoi pozitive dhe ndodhet e vetëkarantinuar në shtëpi dhe e vetme.


Shtuar 7.04.2020 10:14