Pas suksesit të këngës së fundit, Rita Ora mahnit ndjekësit me bikini (FOTO LAJM)

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, vetëm pak ditë më parë ka publikuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me emrat e famshëm si: Diane Ëarren, Sofia Reyes dhe Reik.

Kënga, e quajtur “Seaside”, u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për dy ditë kaloi shifrën e mbi dy milionë klikimeve në platformën YouTube.

E ndërkohë që shijon suksesin e këtij projekti, ylli nga Kosova ka ndarë disa fotografi të tjera me bikini ku mori vëmendje të madhe me linjat trupore.

Rita Ora në Instagram numëron 16 milionë njerëz, duket në formë të mahnitshme në bikinit e zeza e po ashtu edhe në syze të tilla.

“Gëzuar fundjavën”, ka shkruar duke mos lënë anash pa përmendur edhe këngën e re.


Shtuar 29.08.2021 10:10