Liderët e rinj trajnohen në Ohër
Pëlqej
Në Ohër, nga sot deri më datë 28 gusht do të mbahet trajnimi për liderët e rinj, që për të pestën herë me rradhë organizohet nga presidenti i Republikës, Gjorgje Ivanov.

Fjalimin hapës pritet ta hapë Ivanov, ndërsa të ftuar pritet të jenë edhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, senatori në parlamentin e Kanadasë Donald Meredith, zëvendëskryetari i kompanisë telekomunikuese ZTE i angazhuar për Evropë, KsiaoMing dhe profesori i Fakultetit Juridik "Justiniani i Parë" pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, Zoran Ilievski.

Shkolla për liderë të rinj mbahet me ide personale të presidentit Ivanov.

Shkolla është themeluar pas marrjes së tij të funksionit President i Republikës së Maqedonisë dhe mbahet në bazë vjetore.

Deri më tani janë organizuar katër trajnime intensive për lidership në vitin 2010, 2011, 2012 dhe 2013. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 12:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori