Libri shqip në Maqedoni injorohet, Qeveria mohon
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha përgënjeshtroi kritikat e djeshme të shkrimtarit Kim Mehmeti dhe ligjëruesit universitar Ali Pajaziti, për anashkalimin e botimeve shqipe nga institucionet shtetërore, njofton INA.

“Qeveria reagon ashpër dhe i demanton akuzat e djeshme që u dhanë nga disa intelektualë, ndërsa nga ana tjetër manipulojnë me të dhëna të cilat as vet nuk e dinë prej nga ju arrijnë dhe a janë të sakta. Ato akuzojnë qeverinë për mospërkthimin e librave shkencorë në gjuhën shqipe, në kuadër të projektit ‘Përkthimi i 1000">1000 titujve profesional nga 10 universitetet më prestigjioze të botës’. Këta persona gjatë promovimit të disa botimeve të shtëpisë botuese Logos –A, akuzuan se në gjuhën shqipe janë përkthyer vetëm 25 tituj shkencor nga gjithsej 1000">1000. Duke mos dashur të komentojmë qëllimin e këtij tentimi të manipulimit me opinioin ne vetëm do të tregojmë se cilat janë faktet lidhur me këtë çështje.

Projekti parasheh përkthimin e 1000">1000 titujve profesional në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Dhe nuk ajnë përkthyere 25 deri më tani siç pohuan dje por mbi 200 tituj nga sferat e ndryshme janë përkthyer. Deri më tani afër 100 tituj me më shumë se nga 200 ekzemplarë janë dorëzuar nëpër universitete. Dhe njëkohësisht vazhdon përkthimi i titujve tjerë dhe deri në fund të vitit 2013 do të përkthehen të gjithë titujt ashtu siç parasheh ky projekt qeveritarë”, theksoi zëdhënësi Muhamet Hoxha.

Një reagim i njëjtë ka pasuar edhe nga zëdhënësi i USHT-së, Sulejman Sulejmani. “Deri më tani disa libra i kemi promovuar në USHT ndërsa numri i librave që kemi pranuar është e përafërt me numrin 100. Dëshirojë të theksoj se kjo literaturë që ka ardhur dhe është promovuar në USHT shfrytëzohet nga Fakultetet përkatëse për të zgjeruar njohuritë e tyre profesionale”, ka thënë zëdhënësi i USHT-së Selam Sulejmani.

Në një promovim të librave të organizuar nga Logos – A në Shkup, ditë më parë nga një grup intelektualësh u theksua se Qeveria ka mbështetur vetëm 25 tituj shkencorë, nga 1000">1000 tituj, që janë në gjuhën maqedonase. “Një veprim i tillë i Qeverisë është diskriminim dhe shkurajues për intelektualët shqiptarë në Maqedoni dhe për të gjithë brezat e rinj që nuk mund të lexojnë tituj të rëndësishëm shkencor në gjuhën e tyre amtare”, ka theksuar Kim Mehmeti, libri i të cilit u promovua dhe u botua nga Shtëpia Botuese “Logos – A”.
Shtuar më 10/11/2011, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori