Lëvizjet pro-ruse po pengojnë kalimin e marrëveshjes të Prespës
Përpara Kuvendit të Maqedonisë paralelisht derisa pritet që të fillojë seanca për votimin e ndryshimeve kushtetuese, vazhdon protesta tanimë për të tretën ditë me radhë e lëvizjeve pro-ruse të cilat janë kundër Marrëveshjes së Prespës.

“E ftojmë popullin maqedonas që të dalë dhe të mos lejojë që të na ndërrojnë emrin. Do të ngelemi në këtë të ftoftë dhe do të kryejmë trysni derisa nuk heqin dorë”, thotë Dragan ugrinovski nga “Maqedonia bllokon”.

Në protestë sot për mbështetje ka dalë edhe ish deputetja Sollza Gërçeva. Ajo deklaroi se është shkelur edhe Kuvendi, populli dhe shteti.

Kuvendi gjatë kohë është shkelur, që nga 30 shtatori, ndërkaq brenda nuk ka të zgjedhur të popullit, por tregtarë politik. Kemi parë gjithçka, por kjo e ka arritur kulmin”, deklaroi Gërçeva.

Protestat i përkrah edhe opozitarja VMRO-DPMNE, por ajo shfaqet në mënyrë të pavarur, duke theksuar se nuk janë bashkë me lëvizjet tjera.
Shtuar më 11/01/2019, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori