Lëvizjes BESA i bashkohet ish-zyrtari shqiptar i MPB-së
Pëlqej
Lëvizjes BESA i është bashkuar Lulzim Shabani, njeriu i cili për 30 vite kishte ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë brenda strukturave të MPB-së nga pozicionet e ndryshme që kishte pasur aty.

Sipas aktivistëve të Lëvizjes BESA ai në vitin ’93 ishte polici i vetëm shqiptar në sektorin e komunikacionit dhe kryeshefat maqedonase shpeshherë e kishin thirrur në biseda informative, për shkak se kishte komunikuar në shqip që në atë kohë dhe se po gjobiste vetëm maqedonasit, njofton INA.

Ai njihet edhe për ndihmën e madhe që u kishte dhënë refugjatëve shqiptarë nga Kosova në vitet 1998 – 99 që vinin në Maqedoni. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori