Lëvizja “Zgjohu” reagon ndaj PDSH-së
Lëvizja qytetare “Zgjohu” i është kundërpërgjigjur PDSH-së me anë të një komunikatë për shtyp, ku theksohet se vet fakti që PDSH prej disa ditësh po merret me Lëvizjen "Zgjohu" vërteton faktin se PDSH e ka humbur rrugën e vet.

“Vet fakti që PDSH po merret me ‘Zgjohu’! dhe jo me BDI, RDK, LSDM ose VMRO DPMNE, dëshmon që PDSH e ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe vërtet kot që ekziston sepse shqiptarët s'kanë nevojë për një grupim njerëzish ordiner pa ide e pa vizion.

Vet fakti që synimi i vetëm i juaji është që të jeni Lider të opozitës shqiptare, flet se ju ekzistoni vetëm për të humbur. Si t'u quajmë ndryshe pos mediokër?

Si mund që Bekim Fazliu të jetë vlerë, kur lideri i tij e quan plehu i kombit ndërsa nënkryetari i tij e rrah para kamerave!?

Bekim Fazliu nuk pati guxim të japë dorëheqje nga mandati i deputetit për të garuar në zgjedhjet lokale dhe humbi edhe në Qytetin e Shkupit me dallim prej 15.000 votave, por humbi edhe nga qytetarët e komunës së tij të Sarajit.

Atë nuk e do fshati i tij i paska mbetur që të flasë për shqiptarët. Edhe për enciklopedinë reagoi ZGJOHU! dhe jo PDSH, edhe për gërmimet në Kala reagoi ZGJOHU! dhe jo PDSH. Për kishën në shesh, reagoi ZGJOHU!. Për kishën në Kala, reagoi ZGJOHU! dhe jo PDSH; Për pavarësinë e Kosovës, festoi ZGJOHU! dhe jo PDSH, edhe për Sopotin, veproi ZGJOHU! dhe jo PDSH.

Për komunitetin ndërkombëtar, ju mbeteni në listat e zeza! Për Car Dushanin, reagoi ZGJOHU! dhe jo PDSH”.

ZGJOHU! as në kohën kur PDSH ishte në Qeveri e as në kohën kur BDI është në Qeveri, nuk është marrë asnjëherë me partitë shqiptare, por është marrë me çështjet dhe me partitë maqedonase, gjë që ju nuk e keni bë asnjëherë, thuhet në komunikatën e Lëvizjes qytetare "Zgjohu". /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2014, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori