Lëvizja Zgjohu: Politikanët të mos përdorin fjalor skandaloz
Lëvizja Zgjohu ka ndjekur fushatën elektorale presidenciale dhe atë të parakohshme parlamentare.

Kjo lëvizje ka bërë thirrje që politikanët të mos përdorin më fjalë fyese dhe denigruese nëpër fushatë.

"Të gjithë kandidatët për deputet dhe folës në tubime parazgjedhore duhet ta kenë parasysh që para tyre gjendet sovrani, zgjedhësi, votuesi, qytetari. Keqpërdorimi i mundësisë së shprehjes së fjalës së lirë nëpër tubimet e fushatës parazgjedhore paraqet një akt të mosrespektimit të qytetarit dhe kombit në përgjithësi. Shqiptarët që marrin pjesë nëpër tubime dhe publiku i gjërë nuk e meritojnë një gjuhë të tillë ofenduese. Ata presin të dëgjojnë oferta, platforma, programe dhe vizione për ardhmërinë e tyre në mënyrë që të mund të përcaktohen se kujt do të ja japin votën.", thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat nga lëvizja.

Lëvizja Zgjohu në fund thotë se duhet që politikanët të kenë më kujdes kur të flasin përpara qytetarëve. /albeu.com/



Shtuar më 17/04/2014, ora 12:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori