Lëvizja Zgjohu për rastin "Monstra": Shqiptarët diskriminohen
Lëvzja joqeveritare Zgjohu ka reaguar ndaj procesit "Monstra", duke e cilësuar si të padrejtë fjalën përmbyllëse të prokurores publike, Geshkovska.

Sipas "Zgjohu", fjala e prokurores ka qenë gjithë paragjykime dhe dënimi maksimal që ka kërkuar është i palogjikshëm.

Më tej, kjo lëvizje thotë se dënon vrasjen e 5 personave të pafajshëm në liqenin e Smillkovskit dhe sigurisht mbështet drejtësinë të bëjë detyrën që i takon.

Mirëpo, sipas "Zgjohu" fajtorët nuk mund të dënohen me fjalë, por duhen prova të faktuara.

"Kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar, në veçanti OSBE, që të mbikqyr prej së afërmi edhe përfundimin e procesit dhe të shpreh vlerësimin e vet për këtë gjykim në mënyrë publike. Ftojmë Këshillin republikan të prokurorëve publik që të nis një iniciativë për ta vlerësuar punën e prokurores Geshkovska në rastin Monstra dhe ta shkarkojë atë nëse konstatohet përgjegjësia e saj.", thuhet në komunikatën e lëvizjes.



Shtuar më 01/06/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori