Lëvizja Zgjohu: Pa votat e shqiptarëve Maqedonia nuk mund të ketë president legjitim
Lëvizja Zgjohu në Maqedoni ka bërë thirrje që shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale. Kjo lëvizje deklaroi se pa votat e shqiptarëve, Maqedonia nuk mund të ketë president legjitim.


“Më 9 shkurt të këtij viti, ne ftuam të gjithë votuesit shqiptarë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale. Edhe BDI-ja, PDSH-ja dhe RDK-ja ishin gjithashtu në një mendje për t’i bojkotuar zgjedhjet presidenciale. Ndryshe nga të tjerët, ne nuk i ndryshojmë qëndrimet tona dhe konsiderojmë që interesi i shqiptarëve është që të mos merret pjesë në zgjedhjet presidenciale”, thuhet në deklaratën e lëvizjes qytetare “Zgjohu”.


Lëvizja shton më tej se shteti mund të funksionojë vetëm në bazë të pajtueshmërisë dhe vullnetit të mirë për një jetë të paqtë në mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Sipas "Zgjohu", pajtueshmëria duhet të vlejë edhe për qeveritarët, edhe për presidentin. /albeu.com/

Shtuar më 26/03/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori