Lëvizja Zgjohu kërkesë në prokurori për rastin "Monstra"
Lëvizja qytetare "Zgjohu" ka dorëzuar sot një kërkesë zyrtare në Këshillin Republikan të Prokuorisë për ngritje të procedurës ndaj prokurores së lëndës gjyqësore në rastin "Monstra".

Kjo lëvizje ka ftuar Këshillin e Prokurorëve që të shqyrtojë urgjentisht punën e prokurores së çështjes "Monstra", Geshkovska.

Sipas "Zgjohu", fjala e prokurores ka qenë përplot me paragjykime dhe jo bazuar mbi fakte.

"Sot jemi këtu që përmes jush ta informojmë opinionin se Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dorëzoi kërkesë zyrtare deri te Këshilli republikan i prokurorisë për ngritje të procedurës ndaj prokurores së lëndës gjyqësore të ashtuquajtur Monstra. ZGJOHU!! konsideron se në fjalën e saj përmbaruese prokurorja i ka shpaluar qëndrimet e saja duke mos u bazuar në fakte dhe prova por vetëm në perceptimet e saja. Prokurorja Geshkovska fjalën e saj përfundimtare e kishte përplot me paragjykime dhe fjalë boshe me çka mendojmë se i ka tejkaluar normat e parapara juridike dhe ka keqpërdor pozitën e saj. E ftojmë Këshillin e prokurorëve që urgjentisht ta shqyrton punën e prokurores Geshkovska gjatë tërë këtij procesi të lartpërmendur dhe në rast të konstatimit të parregullsisë ose keqpërdorimit edhe më të vogël, ta shkarkojë të njëjtën dhe të ndërmer të gjitha sanksionet e parapara me dispozitat ligjore.", thuhet në njoftimin e lëvizjes.

Ata thonë se rasti jo më kot ka shkaktuar edhe reagime, si në mediat shqiptare, ashtu edhe në ato maqedonase. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori