COVID/ Bilanci i 24 orëve të fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 328 raste të reja me COVID nga 1796 testime të kryera në total. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ka ndërruar jetë një 55-vjeçare nga Fieri.

Janë 6382 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,238 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 115 në Tiranë, 26 në Durrës, 24 në Vlorë, nga 17 qytetarë në Lushnje, Fier, 14 në Berat, 9 në Elbasan, nga 8 qytetarë në Sarandë, Shkodër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, Krujë, Kukës, nga 4 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Shijak, Kuçovë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Mat, Kamëz, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Tepelenë, Korçë, Dimal, Peqin, nga 1 qytetar në Patos, Vorë, Mirditë, Has.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (5 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 328
Të shëruar në 24 orë 383
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1796

Testime totale 1,405,077
Raste pozitive 201,730
Raste të shëruara 192,238
Raste Aktive 6,382
Humbje jete 3,110

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3122
Fier 692
Gjirokastër 541
Shkodër 444
Durrës 372
Berat 334
Elbasan 275
Vlorë 202
Lezhë 162
Korçë 124/albeu.com/


Shtuar 5.12.2021 19:58