Lëvizja e Mickoskit pas disfatës, kërkon zgjedhje të parakohshme
Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, me anë të një komunikate sot ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, për t'i dhënë fund, sipas tij, qeverisjes së dëmshme të Zoran Zaevit.

"Është pikëllim, trishtim dhe zi në Maqedoni.

Ata e ndryshuan emrin e Maqedonisë. E ndërruan edhe identitetin e Maqedonisë. I tradhtuan kulturën e Maqedonisë, traditën, sportin dhe arsimin.

Janë duke e nënçmuar popullin. Duke i varfëruar qytetarët.

Duke i nënvlerësuar heronjtë.

Janë duke e ndryshuar karakterin e shtetit të Maqedonisë.

Sot me udhëheqjen e Zaevit, Maqedonia është e ndarë, më e ndjeshme më e dobët.

Prandaj duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhje në të cilat ju, populli do të vendosni nëse jeni për Maqedoninë e Veriut të nënçmuar apo jeni për Republikën e Maqedonisë të suksesshme dhe progresive.

Zgjedhje në të cilat do ta mundim errësirën. Zgjedhje me të cilat do ta sjellim mëngjesin.

Zgjedhje për Republikën e Maqedonisë", ka shkruar Mickoski.


Shtuar më 16/01/2019, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori