Lëvizja BESA garon me liderin Bilall Kasami në Tetovë
Pëlqej
Sipas sondazheve të publikuara së fundmi, në shumë komuna është duke u zhvilluar garë e ngushtë midis BDI-së dhe partisë opozitare shqiptare, Lëvizja BESA.

Tetova pa dyshim se është një prej synimeve kryesore. Si një prej qendrave shqiptare, partitë politike shqiptare kanë mbajtur sekret deri më tani emrat e kandidatëve.

Lëvizja BESA ka vendosur të bëjë hapin e para, duke kandiduar kryetarin e partisë, Bilall Kasamin për kryetar të kësaj komune.

“Po, kryetari i Lëvizjes BESA, prof. Bilall Kasami do të jetë kandidat për komunën e Tetovës”, kanë bërë të ditur për portalin Sakte.net burime pranë kryetarit të kësaj partie politike.

Kandidimi i Kasamit përfundimisht shuan shpresat e Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët vazhdojnë të jenë të pavendosur dhe të tensionuar. Madje, e pasigurte për një rikandidim të mundshëm është shfaqur edhe Teuta Arifi, kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, e cila e pyetur nga gazetarët, ka deklaruar “ashtu duket”. Por, qeverisja lokale gjatë mandatit të saj është përcjellë me kritika të shumta.

Bilall Kasami aktualisht është edhe deputet i Lëizjes BESA në Parlamentin e Maqedonisë. Ai udhëheqi me suksese këtë parti të re shqiptare duke e berë forcën kryesore opozitare shqiptare në Maqedoni me 58 mijë votat e fituara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori