Butrinti, denoncimi i Ina Zhupës: Kërkimet në park i bën privati

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka bërë një tjetër denoncim në sallën e Kuvendit në lidhje me parkun e Butrintit.

Zhupa tha se tanimë procesi kërkimor është në duart e fondacioni dhe ky proces që i takon shtetit, tashmë po ja kalojnë privatit.

Gjendem sërish para jush për të kërkuar llogari për parkun e Butrintit. Keni vendosur ta ndani në dy pjesë. Meqë ju keni besim ta dorëzoni Butrintin në duart e një fondacioni, atëherë ta dorëzojmë edhe në duart e tyre Ministrinë së Kulturës. Për herë të parë me marrëveshjen e koncensionit që ju keni bërë, shkruhet se fondacioni miraton veprimtaritë ekonomike, artistike, turistike dhe kërkimore.

Po ndalem tek kjo e fundit, jo sepse të tjerë nuk janë të rëndësishme, por sepse lidhet me faktin që është Ministria e Turizmit për pjesën turistike. Kërkimore, atëherë në mënyrë të cucditshme organi më i lartë sipas rregullit është Këshilli, por ju e keni marrë dhe ja keni transferuar një fondacioni. Pra ata zgjedhin se kush do të bëjë kërkime në Butrint. Privati po zgjedh se kush do të bëjë kërkime në Butrint,” tha Zhupa.