Letra e Ivanovit injorohet nga ndërkombëtarët
Brukseli ende nuk i është përgjigjur letrës së dërguar nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, i cili një ditë më parë kërkoi nga faktori ndërkombëtar të dënojë platformën e përbashkët të partive shqiptare.

Kjo letër do të shikohet të premten në Këshillin e Evropës, informon Tv Nova.

Christian Timonier tha se Franca kërkon që kriza në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt dhe vendi ti rikthehet procesit të eurointegrimeve.

Ndërsa një porosi të fortë në drejtim të Shkupit zyrtar e ka bërë zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane e Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Ai një ditë më parë nga Kroacia deklaroi se SHBA-të janë të interesuara për stabilitetin dhe prosperitetin e shteteve të rajonit.

Yee ftoi të gjitha palët në Maqedoni të jenë të hapura ndaj
kompromisit dhe bëri thirrje që të krijohet sa më parë qeveria e re. /albeu.com/


Shtuar më 08/03/2017, ora 19:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori