"Letërnjoftimet e falsifikuara", Prokuroria: Janë gjetur mbi 10 mijë biseda telefonike në kompjuterin e të dyshuarit
Pesë ditë pasi janë zbuluar materialet për falsifikim prokurorët kanë dalë me informata që ndoshta janë gjetur në një punëtori me dokumente të falsifikuara tek njëri i dyshuari dhe te kompjuteri i tij i konfiskuar gjatë aksionit janë gjetur "file" me bisedat telefonike.

"Janë pranuar edhe lajmërimet fillestare mbi përmbajtjen e kompjuterëve në të cilën ndër të tjera thonë se ka fajlla me dhjetëra mijëra telefonata. Përmbajtja dhe rrjedha e bisedimeve për shkak të vëllimit absolut i materialit do të kërkohet periudhë të paktën dy muaj për të përcaktuar të njëjtën gjë", tha John Cvetanovski, zëvendës Prokuror në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

Më shumë detaje zv/prokurori Cvetanovski nuk ka dhënë, dhe menjëherë pas leximit të deklaratës me shkrim është ngritur dhe nuk u është lejuar gazetarëve për të bërë pyetje. Ai tha se në hetim do të përfshihen më shumë prokurorë dhe që do të operohen nga anëtarët e Departamentit për Krimit të Organizuar në Ministrinë e Brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2015, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori