Abedin Zymberi: Letër e hapur drejtuar Ali Ahmetit
Abedin Zymberi
Nga Abedin Zymberi -

I nderuari z. Ali Ahmeti, po përcjellim situatën me shumë vëmendje, ngjarjet e fundit e sidomos zhvillimet në BDI. Nëse të kujtohet kur na ftuat në fillim të vitit 2002 gjithë shokēve të luftës me të cilët patëm ardhur në Tetovë në selinë e sotme të BDI-së për themelimin e BDI-së dhe pas disa diskutimeve pata mar fjalën dhe unë i thashë disa fjalë që gjatë krijimit të strukturave të partisë të ketë kujdes në përzgjedhjen e personave të cilët në të ardhmen do ta njollosin luftën që e kemi bërë dhe do të shkelin mbi gjakun e të rënëve për liri. Ndodhi e kundërta, u krijuan strukturat pikërisht nga hajna e kriminel të infiltruar edhe nga qarqe tjera për mos ta lejuar ty dhe ne së bashku të bëjmë atë për të cilën patëm luftuar. Kush e ka at inçizim të fjalimit tim të asaj kohe është mirë të publikohet sepse tash e ka peshen të u tregohet njerëzve se para 13 viteve kam dhënë vërejtjen për të cilën sot po dalin pasojat.

Unë ju kam kritikuar gjithmonë hapur dhe ashpër, gjithmonë për të mirën e kombit tonë. I lus të gjithë ata bashkëluftëtarë që në momentet më të vështira të mos tërhiqen nga beteja për ta pastruar partinë nga hajnat, kriminelët, spijunat e maskarenjtë.

Dorëheqja nuk është zgjidhja. Une propozoj dhe i lus të gjith personat ushtarak, ish-eprorë dhe ish-ushtarë që të formohet LEVIZJA PËR REFORMIM TË BDI-së të pastrohet partija nga kta hajna se na turpëruan para botës, na i vonuan proceset, na varfëruan duke na vjedh pa mëshirshëm, na i lan familjet e dëshmorëve pa status të zgjidhur, na i lan luftëtarët rrugëve, na e shkelën idealin për liri, na shpërngulët shumë familje që as në kohën e Qubrilloviqit e Rankoviqit nuk kan ikur kaq shumë, na e shkelën djersën e Gurbetqarëve që dhan gjithçka për lirinë e vendlindjes.

Zoti Komandant Ali Ahmeti, në kohrat më të vështira nuk të lamë vet, nuk të lëmë as tash por ke shansin e fundit ta bësh at për të cilën të kam thënë gjat themelimit të BDI-së, është momenti fundit që të gjitha kritikat që ti kemi dhënë në të kaluarën ti pranosh si alarm që ta kemi dhënë se kështu do të ndodhë, është momenti i fundit të zgjedhesh anën ose të shkosh me shokët e luftë pa hipoteka dhe intelektualë, që kurrë nuk të lënë vetë ose të dalësh në anën e hajnave.

I nderuar Komandant. populli të ka votuar 13 vite rradhazi, të kan votuar ty dhe duke të votuar ty kanë përfituar hajnat. Populli u lodh më nga këta matrapaz të cilët nuk din të ngopen, është koha t’i thuhet STOP.

Nëse në këtë shancin e fundit zgjedh njerëzit që të mbështetën në të gjitha proceset më të rënda do të mbeshtesim edhe kësaj radhe me gjitha kapacitetet fizike dhe intelektuale. Ajo që u prit të ndodhë në kongresin TEMATIK dhe nuk ndodhi të fillon të ndodhë tashë.

I nderuar Komandant është shansi i fundit të mos i humbësh shokët e IDEALIT.

Suksese nga ish-komandanti i Policis Ushtarake të UÇK-së dhe anëtarë i familjes MARTIRE Abedin Zymberi
Shtuar më 20/04/2015, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori