Lëndohen dy izraelitë nga rrëzimi i avionit në Shkup (FOTO-LAJM)

Një avion i tipit Cesna 172 i drejtuar nga dy izraelitë, dje në orën 16.00 është përplasur në Aeroportin Stenkovec që gjendet 10 kilometra në veri të Shkupit.

Gjatë përplasjes janë lënduar dy personat që e kanë drejtuar avionin ndërsa nuk ka asnjë viktimë, njofton portali off.net, citon Shenja.

Izraelitët, zyrtarisht thuhet se kanë qenë në një turne ballkanike duke bërë pauza në të gjitha aeroportet. Turneun, sërish sipas burimeve zyrtare, thuhet se e kanë filluar nga Izraeli.

Për momentin ekipe të policisë gjenden në terren për t'i mësuar shkaqet e përplasjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2013, ora 10:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori