Lënda "Transporter" kthehet në Gjykatën Penale
Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin “Transporter”. Në këtë rast është i përfshirë ish-kryetari i KomunësManastirit, Vladimir Taleski së bashku me 22 persona të tjerë që dyshohen se përmes tenderëve të transportimit të nxënësve të komunësManastirit kanë përfituar 360 000 euro para publike.

Në këtë lëndë përveç Taleskit, të dyshuar janë edhe të punësuarit në komunën e Manastirit, drejtorë të shkollave të Manastiri dhe drejtorë të kompanive të transportimit. Ish-kryetari i KomunësManastirit gjatë hetimit ka kaluar tre muaj në arrest shtëpiak për këtë çështje, por me një ankesë drejtuar Gjykatës së Apelit më pas është liruar.


Shtuar më 13/04/2018, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori