Legalizohen mbi 4000 ndërtime pa leje në Tetovë
Mbi 4000 objekte të palegalizuara deri më tani janë legalizuar në territorin e KomunësTetovës, që kur ky proces filloi para shtatë vitesh, shkruan gazeta KOHA.

Nga Komuna e Tetovës njoftuan se ka ende shumë qytetarë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë për legalizim, ndërsa kjo vërehet se çdo ditë ka qytetarë që parashtrojnë kërkesa.

“Deri më tani janë përfunduar afër 4100 legalizime në territorin e KomunësTetovës, ndërsa qytetarët kanë kërkuar më së shumti legalizimin e objekteve për banim, më pas janë shtëpitë apo objekte ndihmëse”, thotë Armend Fazliu, zëdhënësi i KomunësTetovës. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori