LDSH mbështet Republikën e Iliridës
Pëlqej
Lëvizja Demokratike Shqiptare ka dalë në mbështetje të Republikës së Iliridës.

"Lëvizja Demokratike Shqiptare , Kryetari i saj, antarët dhe themeluesit respektivisht aktivistët e saj , me datë 24.09.2014, mbajtën mbledhjen e radhës ku reflektuan ngjarjet e fundit politike në vend, zhvillimet në rajon si dhe karakterin jo racional në fushën e diplomacisë të vendit ku jetojmë, respktivisht ngjarjet që pasuan me ambasadorin e posa emëruar të SHBA-s .Megjithatë me theks të veçantë ishte diskutimi në lidhje me shpalljen e Republikës së Iliridë në sheshin Skenderbeu të Shkupit nga ana e presidentit z.Nevzat Halilit. Duke pasur parasysh të mësipërmet si dhe duke debatuar me gjakëftohtësi Kryesia e LDSH-Gostivar, njëzëri solii dhe vendosi këta konkluza: 1) Nga dita e sotme LDSH dhe kryesia e saj njeh aktin e shpalljes të Republikës së Iliridës si dhe institucionet që do të dalin nga ky akt. 2) LDSH me tërë kapacitetet e veta vihet në dizpozicion dhe funksion të dhënies se çdo ndihemese për zhvillimin dhe funksionim normal të Republikës së Iliridës", thuhet në komunikatën e LDSH-së.

Sipas LDSH-së, Republika e Iliridës është zgjidhje, në një realitet ku pushtetarët nuk bëjnë asgjë për shqiptarët dhe ku ka varfëri, skamje dhe papunesi. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori