Lazim Destani dekorohet me çmimin Shqiponja e Artë e Diasporës

Në kuadër të Samitit të dytë të Diasporës, i cili nga dita e enjte po i zhvillon punimet në Tiranë, figura të shquara kombëtare u dekoruan me çmimin Shqiponja e Artë e Diasporës.

Në një ceremoni glamuroze festive në Pallatin e Kongreseve, Lazim Destani ishte ndër personalitetet e shquara që u nderua me këtë çmim për historinë e tij të suksesit në diasporë.

Me rastin e dhënies së çmimit, krahas suksesit si sipërmarrës, u potencua kontributi i Lazim Destanit si humanitar dhe filantrop i shquar.

Gjatë gjithë karrierës së tij prej më se katër dekadash, ai është dalluar me veprat humanitare si dhe në vazhdimësi ka mbështetur projekte të shumta nga sfera e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe artit. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 13:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori