Lavdrim Elmazi kandidat i Besës për Strugën
Lavdrim Elmazi do të jetë kandidat i Lëvizjes Besa në Strugë, mëson Strugalajm.

Në ditët në vazhdim pritet që Elmazi të prezantohet para anëtarësisë së Lëvizjes si kandidaturë zyrtare.

Lavdrim Elmazi është informaticien dhe ka punuar si profesor në Universitetin e Europës Juglindore.

Në politikë ka qenë pjesë e strukturës së PDSH-së dhe për disa kohë ka drejtuar degën e kësaj partie.

Ndërkohë, pas fitores së Ziadin Selës si përfaqësues i PDSH-së në zgjedhjet lokale të 2013, Lavdrim Elmazi drejtoi sektorin e Arsimit në Komunën e Strugës ku pas disa muajve në atë detyrë largohet nga ai pozicion dhe nga aktiviteti politik. /albeu.com/

Shtuar më 12/09/2017, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori